Balotelli me valixhe në duar, pranë rikthimit në Itali!
Mario Balotelli po kalon një periudhë shumë të vështirë te Nice me raportet që duken të tendosura si me trajnerin Vieira ashtu edhe me drejtuesit. Shpëtimi për sulmuesin italian duket se e ka emrin Fiorentina me këta të fundit që po mendojnë seriozisht për ta rikthyer në Serinë A pasi kanë nevojë për një numër 9. Klubi vjollcë ka edhe emra të tjerë në listën e merkatos por Pioli ka dhënë “ok” për Balotellin ndërsa tani i takon të dyja klubeve të negociojnë. SuperMario ka kontratë deri në qershor të 2019-ës me Nice dhe presidenti i francezëve u shpreh qartë se nuk do të rinovohet duke i hapur rrugën largimit të tij ndoshta që në janar.



