Serie A

Gattuso shtrëngon fort Higuainin dhe kritikon Cutronen!

Në prag të sfidës së kampionatit Milan-Fiorntina tekniku i kuqezinjve Genaro Gatusso ka folur gjatë në konferencën e shtypit të dedikuar. lidhur me spekulimet e fundit mediatike që flasin për një largim të mundshem të argjentinasit Higuain nga kampi kuqezi, trajneri tenton të largojë zëra të tillë merkatoje duke theksuar se kërkon të mbajë fort një lojtar si ai. Sigurisht që situata e Higuian është e qartë për të gjithë, vuan për të gjetur golin por një fakt i tillë nuk e shkurajon 40-vjeçarin kalabrez.

 “Higuain po vuan, nuk është në sintoni me ekipin por duhet të qëndrojë i qetë. Personalisht flas me të për futboll dhe jo për kontratat por spekulimet e mediave janë hiperbola, mund tju them se fantazoni shumë. Një lojtar si ai dua ta mbaj fort. Sa më takon nuk kam dijeni për ndonjë interesim të Chelsea-it, një klub që zakoniosht nuk blen lojtarë 30-vjeçar. I gjithë ekipi nuk po kalon një moment të mirë ndaj duhet të gjejmë bashkë formulën fituese”.

Për merkaton që po afron Gatusso shpreh opinion e tij lidhur me përforcimet që i nevojiten Milanit, mes përzgjedhjes së të rinjve dhe lojtarëve me eksperiencë.


“Na nevojiten lojtarë që kanë pasion dhe grintë, fuqi për të vrapuar dhe dinamikën për të fituar. Nuk ka rëndësi mosha, por pasioni për të zbritur në fushë më pyesni për Paquetan, mund të them se është vetëm 21-vjeç dhe disponon shumë kualitet por të gjithë bashkë duhet t’i japim kohë, pasi në të kundërt mund t’i kirjojmë probleme.Ju drejtohem mediave të mos masakrojnë lojtarët me tituj bombastikë nëse gabojnë në ndonjë ndeshje. Pasi një si Paqueta në historinë të dhënave të Milanit hyn në 5-shen e më të mirëve”.

Më pas Gattuso flet dhe për ndjesën nga ana e Cutrones, duke thënë se nuk pajtohej me skenën që dhuroi. Do të preferoja fyerje personale më mirë pasi unë nuk jam natyrë që mbaj mëri. Por nuk mund të mos tregosh respket për shokët e skuadrës deklaron ai, gjithsesi Gatusso e vë theksin tek gjesti që pasoi nga ana e Cutrones duke kërkuar ndjesë. Lidhur me emrat e tjerë të përveçëm trajnri shton:

 “Conti është gati por pres momentin e duhur për ta integruar ndaj fakti që nuk luan është vetëm për zjedhjen time.
Calhanoglu ka luajtur gjithnjë i avancuar në Gjermani ndaj nuk mund të bëjë regjisorin e tërhequr në mesfushë. Sa i takon Montolivos nuk kam asgjë personale me të, gjykoj që aktualisht ka lojtarë të tjerë që mund të aktivizohen para tij”.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency