Gega: Shkurtajt udha e mbarë te Kukësi, duam fitoren në Gjirokastër
Skënder Gega në konferencën për shtyp para ndeshjes së fundit të pjesës së parë të sezonit me Luftëtarin në Gjirokastër foli për shumë tema, por vëmendja kryesore ishte për merkaon.
“Jemi shumë të kënaqur me atë që kemi arritur deri tani, kam deklaruar edhe herë tjetër që nuk e dija se deri ku do të arrinim. I kemi marrë ndeshet me radhë, por kemi gabuar rrugës, ashtu si edhe kundërshtarët tanë. Mendoj se kemi marrë maksimumin falë punës së ekipit dhe stafit, jemi jashtëzakonisht të kënaqur.”
Merkatoja: Shumë emra janë përfolur në media, por nuk ka asgjë konkrete. Kukësi i ka arritur dhe është benefit për ta, por për ne merkatoja ende nuk ka filluar. Nuk duhet të ngutemi, që të afrojmë dikë duhet të largojmë një tjetër , por duhet të jemi të kujdesshëm të afrojmë lojtarët e duhur në mënyrë që të na japin një shtytje edhe më të madhe për të arritur synimet tona.
Ndeshja me Luftëtarin: Në Gjirokastër shkojmë me synimin për të fituar, përveç Telushit të skualifikuar, të gjithë lojtarët janë të gatshëm dhe besoj të bëjmë më të mirën dhe ta mbyllim me sukses.
Mungesa e Telushit: Telushi është në lojtar i cili nga momenti që kam ardhur ka shumë kontribut, duke mos pushuar për asnjë minutë. I ka dhënë shtysë të madhe ekipit dhe është një pikë shumë e fortë jona. Për fatin e mirë kemi lojtarë që mund ta kompesojnë dhe për çdo mungesë kemi alternativa.
Jeni në trysni?: Kemi përpara edhe dy faza të tjera, nuk mendoj se jemi në trysni për barazimet e fundit. Trysnia fillon në të ardhmen, pasi duhet të rinisim nga fillimi, t’i marrim ndeshjet një e nga një e t’i vlerësojmë që nga Kastrioti e deri tëk rivali kryesor. Shpresoj se gjysma e dytë e kampionatit do të jetë më e plotë për ne, sepse tashmë skuadra ka fiziononinë e saj, plus kemi edhe mbështetjen e tifozëve, ata tashmë kanë një besim të jashtëzakonshëm dhe besoj se gjërat do të shkojnë mirë.
Shkurtaj-Rroca: I vlerësoj të dy, sidomos Shkurtajn, pasi e kam pasur lojtar te përfaqësuesja e 21-vjeçarëve. Nuk ndjej keqardhje duke qenë se nuk e kemi pasur ndonjëherë. Do të ndjeja keqardhje për një lojtar që ka kontribuar dhe jashtë kontrate largohet e nuk e mbajmë dot, por dikë që nuk e kemi pasur i uroj vetëm suksese. Do ta kemi përsëri kundërshtar. Ishte në Gjirokastër dhe shkoi në Kukës, rruga e mbarë i qoftë, është shumë djalë i mirë. Nëse Kukësit i funksionon projekti do të thotë që ka bërë mirë. Nëse neve na vjen dikush që bën diferencën, do të bëjmë edhe më mirë. Me Kukësin jemi rivalë, jo armiq, nëse punon mirë, i japim dorën.
Largimi i Gojkovic: Gojkovic u largua me dëshirën e vet dhe ka qenë një mbrojtës alternativ. Sezonin e kaluar kishte ndeshje më shumë, por gjatë kohës Atanda e Belica u përshtatën më mirë. Në mbrojtje jemi mirë. Kemi alternativa si Bitri, me të ardhme, që ka pasur dëmtime, por jemi të hapur dhe do të shohim.
Nuk është diskutuar asnjëherë për Frashërin. E kam parë te Kamza, është një mbrojtës i mirë, por nuk e kemi diskutuar asnjëherë as me drejtorin dhe nuk ka qenë në planet tona, megjithatë gjithçka mund të ndryshojë.
Parashikimi i Muçës: Çimin e kam shok dhe ndoshta mund t’i dalë parashikimi. Të gjitha rezultatet janë të pranueshme në futboll. Nuk kam frikë, aq më tepër në Gjirokastër. Jemi në vendin e parë me meritë, vlerësojmë kundërshtarin, por ne jemi Partizani. Jemi kampionë dimri, por vjen vera dhe shpresoj të vazhdojmë kështu. Shpresoj që Çimit mos t’i dalë parashikimi.



