Penalltia e Griezmann i mjafton Atleticos, Betisi barazon me Eibarin
Atletico Madridi bëri detyrën në “Wanda Metropolitano”, ku mposhti me rezultat minimal Espanyolin, për fitoren e 9 sezonale, që e barazoi të paktën përkohësisht me pikë me Barcelonën kryesuese.
Golin e vetëm të takimit e realizoi Antoine Griezmann me 11-metërsh në minutën e 56-të, duke futur në krizë të thellë rezultatesh skuadrën katalane, që ka pësuar vetëm humbje në 6 takimet e fundit në Primera Division.
Pas 3 fitoreve radhazi në kampionati, Betis Sevilla u ndal në barazim 1-1 në shtëpi me Eibarin. Edhe pse kaluan të parët në avantazh në Sanabrian në pjesën e parë, andaluzët nuk e mbrojtën dot epërsinë, pas u ndëshkuan nga Orellana me 11-metërsh.



