Interi humb “busullën”, i merr pikë edhe Chievo e vendit të fundit
Tjetër rezultat zhgënjyes për Interin në këtë dhjetor “të ftohtë” për ekipin zikaltër. Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti barazoi 1-1 në Verona me Chievon, formacionin e vetëm të Serisë A që nuk ka fituar qoftë një ndeshje në këtë sezon të Serisë A e për rrjedhojë mban vendin e fundit në renditje me vetëm 5 pikë.
Zikaltrit kaluan në epërsi me Perisic në fund të pjesës së parë, por miqtë u shfaqën të paaftë për ta ruajtur avantazhin, duke u ndëshkuar nga veterani Pellisier në kohën shtesë, pa u dhënë mundësi Interit për të reaguar.
Një barazim që e tensionin edhe më tej atmosferën në ekip, pikërisht para ndeshjes së fundit të këtij viti me Napolin në “San Paolo”.
Takimi tjetër i orës 18:00, mes Parmës dhe Bolognas përfundoi në barazim pa gola.



