Serie A

Marotta sqaron çështjen Nainggolan dhe të ardhmen e mesfushorit

Në prag të ndeshjes mes Interit dhe Napolit, Administratori i zikaltërve për çështjet sportive, Giuseppe Marotta ka folur për çështjen e ditës në klub, atë të mesfushorit belg Radja Nainggolan, i cili u pezullua për një vonesë në stërvitje.

“Djaloshi ka gabuar dhe bashkë me Spallettin, që është lideri i grupit, vendosëm ta lëmë jashtë ndeshjes me Napolin. Nuk dua të komentoj audiot e publikuara, por gjithsesi mund t’ju siguroj se mesfushori nuk do të largohet në janar, pasi kemi besim te aftësitë e tij dhe presim shumë më tepër. Më vjen mirë që Nainggolan është sonte në stadium, për të ndjekur skuadrën, pavarësisht pezullimit”, deklaroi Marotta.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency