Basketboll

Euroleague/ Fitojnë Baskonia dhe Barcelona, O’Bryant nderon Tel Avivin

Luajtën mbrëmjen e së enjtes 4 takimet e para të raundit të 15-të të Euroligës së basketbollit, ku spikati fitorja e Baskonias në transfertë e Moskës me Khimkin 77-85. Amerikani Mickey bëri gjithçka për moskovitët, por 19 pikët e tij nuk vlejtën për të shmangur humbjen, pasi skuadra spanjolle funksionoi si e tërë, aq sa realizuesi më i mirë, Shields, e mbylli takimin me vetëm 14 pikë.

Një tjetër spanjolle arrin sukses në këtë raund, pikërisht Barcelona, që iu imponua 80-65 Anadolu Efes. Oriola dhe Seraphin, me 14 dhe 13 pikë, ishin liderët e ekipit “blaugrana” që nuk hasën vështirësi për të siguruar fitoren e dytë radhazi, që i mban në zonën play off.

Një përballje spektakolare u zhvillua në “Menora Mivtachim Arena” të Tel Avivit mes skuadrës vendëse dhe Olimpia Milanos, që përfundoi me vetëm dy pikë diferencë, 94-92. Spikati për ekipin izraelit O’Bryant me 32 pikë, ndërsa për skuadrën italiane realizoi 33 pikë në total dyshja Nedovic-James (17-16).

Rivalitet pati edhe në sfidën mes Darussafakas dhe Olympiakosit të Pireut, që u mbyll me fitoren e skuadrës turke 79-75. Basketbollisti më i mirë i këtij takimi rezultoi amerikani i Darussafakas, Dauglas, me 19 pikë, 9 asite dhe 4 “rebound”.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency