Futboll

Një 2019 rekord për Ronaldon, parashikohen 110 milionë euro të ardhura

Cristiano Ronaldo është një nga sportistët më të paguar në botë. Pavarësisht moshës (mbush 34 vjeç më 5 shkurt), gjatë vitit të ardhshëm pritet t’i rritë të ardhurat e tij, që vijnë kryesisht nga paga dhe kontratat nga reklamat. Parashikohet që CR7 të kalojë shifrën e 110 milionë eurove brenda 2019-ës. Më poshtë janë listuar shifrat e Ronaldos, nga ndjekësit në rrjetet sociale te të ardhurat ngë paga dhe reklamat.

  • 149 milionë ndjekës në Instagram.
  • 53 milionë fansa në Facebook.
  • 7 milionë ndjekës në Twitter.
  • 110 milionë euro parashikohet të arkëtojë në total Ronaldo gjatë vitit 2019.
  • 78 milionë euro ishin të ardhurat në total të CR7 gjatë vitit 2018 (sipas Forbes).
  • 53,53 milionë euro në sezon është paga bruto e portugezit.
  • 25 milionë janë të ardhurat nga kontratat reklamuese dhe sponsorët.
  • 25 milionë në vit është vlera e kontratës vjetore me Nike.
  • 6 CR7 ka 6 kontrata publicitare aktive.
  • Renditet i 3-ti në listën e sportistëve më të të paguar gjatë vitit 2018 (Forbes).

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency