Kukësi me objektiva të qarta për 2019-ën!
E ardhmja nuk është asnjëherë një “fluturim drejt së panjohurës” për Kukësin. Presidenti Gjici është treguar gjithnjë i kujdesshëm për të mos i lënë gjë rastesisë dhe një tjetër konfirmin po e jep në prag të vitit 2019-të. Titulli i dytë kampion është i vetmi objektiv që shikon në horizont drejtuesi kryesor i klubit dhe 2019-a e bluve do të jetë ë gjitha e përqëndruar në muajin maj, aty ku me shumë mundësi do të përcaktohen fatet e këtij sezoni, pa diskutim pa harruar edhe muajt e verës që lidhen me rrugëtimin e mundshëm në Europë.
Ndërhyrjet në merkaton e dimrit kanë nisur për klubin nga veri-lindja ende pa filluar zyrtarisht hapësira e shitblerjeve. Eduard Rroca do të jetë pika e referimit në mesfushë teksa pritet afrimi i Vasil Shkurtajt.
Në fakt kurora e kampionit ishte synimi i Kukësit në fillim të këtij edicioni, gjatë rrugës nga një objektiv nisi të shndërrohej më shumë në një ëndërr të parealizueshme, por tashmë falë mënyrës së përsosur me të cilën blutë e mbyllën fazën e dytë, trofeu është kthyer në epiqëndrën e dëshirave dhe ambicieve të klubit, stafit teknik dhe futbolliostëve. Viti i ardhshëm mund të rezultojë i begatë jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë infrastrukturor, pritet që më më në fund të nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të ri në Kukës, i cili do të jetë i standarteve bashkëkohore dhe do ti mundësojnë skuadrës rikthimin në shtëpi dhe pa diskutim do ti ofrojë tifozëve mundësinë për ta ndjekur ekipin me të gjithë komoditetin e duhur.



