Premier League

Chelsea e mbyll vitin me fitore, blindon vendin e 4-t!

Chelsea i Maurizio Sarrit e mbylli me fitore vitin 2018-të, duke blinduar vendin e 4-t në Premier League, pozicion që do t’u mundësonte Bluve të Londrës rikthimin në Premier League. Chelsea triumfoi 0-1 në derbin londinez ndaj Crystal Palace. Ai që vendosi fatet e sfidës së zhvilluar në Selhurst Park, ishte kampioni i botës N’Golo Kante që i shërbyer nga David Luiz u tregua i saktë brenda zone në minutën e 51-të duke realizuar një gol me peshë. Me këtë fitore Chelsea u ngjit në kuotën e 43 pikëve, 2 më pak se Tottenham Hotspur dhe 5 më shumë se Arsenali i vendit të 5-të.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency