Kategoria Superiore

Skënderbeu në “Tropikal”, zyrtarizohen 3 miqësoret e janarit

Pas 10 ditësh pushim, ekipi i Skënderbeut nis këtë të enjte grumbullimin në “Tropikal Resort” në Durrës, ku do të zhvillohet mini-faza përgatitore për pjesën e mbetur të sezonit.

Gjatë përgatitjeve 2-javore, ekipi do të zhvillojë 3 teste miqësore, më 9, 12 dhe 18 janar, të cilat do i shërbejnë stafit teknik për të kolauduar ekipin.

Tirana, Bylisi dhe Teuta do të jenë kundërshtarët e ekipit bardhekuq gjatë përgatitjeve 2-javore në “Tropikal Resort”.

Për secilin nga lojtarët do të bëhen matjet dhe testet fizike dhe më pas në 14:30 do të zhvillohet seanca e parë e vitit nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi.

Drejtuesit e klubit po punojnë në të njëjtën kohë për përforcimin e ekipit për dy fazat e mbetura të kampionatit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency