Serie A

Sulmuesi i Romës gjen shkakun e formës së dobët

Pas një viti pa mundur të lërë gjurmë te skuadra e Romës, sulmuesi çek Patrick Schick është bindur se problemi qëndron në mendjen e tij.

Pikërisht për këtë arsye, sulmuesi që pas pak ditësh do të mbushë 23 vjeç, ka vendosur të punësojë një trajner mendor.

Bëhet fjalë për Jan Muhlfeit, 56-vjeçar çek, mjaft i njohur në këtë fushë të trajnimit, që tashmë do të punojë me sulmuesin e Romës.

Lajmi ne ka dhënë vetë psikologu çek, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shkruante se po priste me padurim që të punonte me Patrick Schick.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency