Kombëtare

U-19/Nevil Dede: Prioritet futbollistët e rritur në Shqipëri

Përvoja e parë e Nevil Dedes në drejtimin e përfaqësueses së 19 vjeçarëve do të nisë me grumbullimin një javor që kjo kombëtare do të zhvilloj në qytetin e Durrësit. Një periudhë ku trajneri do të kuptoj se ku duhet investuar dhe kush janë lojtarët prioritar që mund t’i shërbejnë përfaqësueses U-19. Tekniku i cili prej një muaji ka qenë në vëzhgim të futbollistëve të rinj jo vetëm në Shqipëri por edhe në Itali, Greqi e Maqedoni, paraprakisht duket i kënaqur me elementët që ka monitoruar.

Ky është një grumbullim që bëhet për të parë elementët dhe prurjet e reja që vijnë nga seleksionimet që bëjmë nga stafi, si në Maqedoni, Greqi apo Itali dhe riseleksionimet e bëra në Shqipëri. Informacioni që kam marr është i mirë, por më qartë do të flas pasi t’i shoh. Zhvillimi i lojtarëve në këto mosha është pak delikate pasi ata mbarojnë te moshat U-19 dhe është e vështirë të kalojnë te ekipet e para. Kanë shumë ulje ngritje dhe kjo është diçka që nuk më bën të qartë. Kam një listë të gjatë dhe do të kenë vëmendjen time. Mendoj se do të bëjmë një punë të mirë.

6 lojtarë janë përzgjedhur nga grup-moshat e Shkëndijës së Tetovës, teksa vetëm 1 është nga futbolli i Kosovës. Në këtë pikë tekniku sqaron se ka një marrëdhënie specifike me Kosovën teksa parashtron dy argumente për të bindur të gjithë ata të cilët për momentin nuk kanë zgjedhur Shqipërinë.

Maqedonia është si një treg për të ushqyer moshat. Nuk ka qenë zero, por meriton një vëmendje të madhe dhe do të jenë të rëndësishëm për ne, pasi janë shqiptarë siç ka qenë Kosova. Edhe në Angli ka shumë shqiptarë dhe duhen parë për të forcuar ekipin tonë kombëtar.

Dede nuk lëviz aspak nga koncepti i tij fillestar, prioritet do të kenë lojtarët që aktivizohen në kampionatin shqiptar.

Nëse dy lojtarë janë të barabartë, them se do të jetë i avantazhuar ai që luan në Shqipëri. Mund të jenë edhe 10% më shumë të avantazhuar. Sa më shumë nxjerrim nga këtu, aq më shumë ndërgjegjësohen ekipet. Nëse vazhdojmë me këto politika do të jetë më mirë. Raporti do të jetë 60-40 për lojtarët shqiptarë.

Kualifikimi në Ellite Round apo furnizimi i përfaqësuese së 21-vjeçarëve me sa më shumë elementë, trajneri nuk zgjedh mes dy alternativave. Përfaqësuesja e 19-vjeçarëve do të ketë përballë në eliminatoret e kampionatit europian që do të nisin më 13 Nëntor, Belgjikën, Isandën dhe Greqinë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency