Mungojnë financat, Afrim Toverlani largohet nga drejtimi i Ferizajt
Problemet financiare të Ferizaj shtyjnë trajnerin e mirënjohur Afrim Toverlani të japë dorëheqjen. Futbollistët dhe stafi teknik kishin tre muaj pa u paguar, ndaj në një situatë të tillë, ku nuk shiheshin premise për zgjidhje, Toverlani vendosi të largohej.
“Nuk jam më trajneri i Ferizajt, për arsye të shumta. Një ndër to është edhe borxhi që kryesia e klubit u ka lojtarëve të cilët nuk janë paguar ende. Gjithashtu kemi pasur një marrëveshje që para datës 31 dhjetor të transferojmë së paku 5 futbollistë. Në një situatë të tillë nuk mund të vazhdohet”, – deklaroi Toverlani për mediat në Kosovë
Për shkak të problemeve financiare vetë klubi i Ferizajt ka kërkuar ndihmë në rrjetet sociale nga donator të ndryshëm dhe nga Komuna e Ferizajt.



