Tri miqësoret e Partizanit, të kuqtë e mbyllin me Dinamon e Zagrebit
Partizani ka mbyllur ditën e tretë të fazës përgatitore në Antalia të Turqisë, duke zhvilluar dy seanca stërvitore. Ndërkohë klubi i kuq fiksuar të trija miqësoret që do të zhvillojë në tokën turke. Të kuqtë kanë preferuar kundërshtarë të nivelit të lartë, që nga dy skuadrat turke Sivasspor e Antalyaspor e deri tek Dinamo e Zgrebit.
Sfida e parë do të zhvillohet të mërkurën, në orën 15:00 me Sivassporin, ndërsa dy ditë më vonë, më 11 janar, të kutë do të matin forcat me Antalyasporin. Testi i fundit, që mbyll dhe fazën përgatitore do të zhvillohet ëm 14 janar kundër gjigantëve kroatë të Dinamos së Zagrebit.
Datë: 09.01.2019 SIVASSPOR – FK PARTIZANI ora 15:00
Datë: 11.01.2019 ANTALYASPOR – FK PARTIZANI ora 15:30
Datë: 14.01.2019 GNK DINAMO ZAGREB– FK PARTIZANI ora 18:00




