Maradona për Messin: Nuk është një lider, më mirë të mos kthehet te Argjentina!
Pak ditë më parë 58-vjeçari iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për të rregulluar disa nga venat e gjakut. Por, ai nuk ndalet duke e evidentuar Messin si një lojtar që shkëlqen te Barcelona sepse mbështetet shumë nga shokët e skuadrës dhe loja është në rrjedhshmëri grupi, ndryshe nga se ndodh te Argjentina, ku nuk ka lojtarë të të njëjtit kalibër dhe aty dështon të marrë ekipin i vetëm përpara.Më herët Maradona ka deklaruar se Messi shkon 20 herë në tualet para se të dalë në fushë kur luan me Argjentinën. Ai shtoi se nëse do ishte trajner i kombëtares së tij nuk e merrte më në skuadër 31-vjeçarin.



