Dy herë Cutrone, Milanit iu deshën 120 minuta për të eliminuar Sampdorian
Milani ka arritur të kualifikohet me vështirësi vetëm pas 120 minutash lojë përballë Sampdorias në çerekfinale të Kupës së Italisë. Kuqezinjtë fituan 2-0 në “San Siro”, por nuk iste sukses i lehtë, pasi të dy golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë shtesë, pasi 90 minutat e kohës së rregullt (plus shtesa) përfunduan në barazim pa gola.
Heroi i kuqezinjve ishte Patrick Cutrone, i aktivizuar nga Gattuso sapo nisi shtesa e parë në vend të Castillejos. Golin e parë e shënoi në minutën e 102-të, pas krosimit të Contit, ndërsa finalizimin e dytë, që ishte edhe më i bukur, në të 108-ën, duke e kaluar topin me një parabël mbi portierin Rafael.
Në çerekfinale Milani do të përballet me fituesin e çiftit Sassuolo-Napoli.



