Futboll

Françesko Tahiraj firmos me Hajdukun e Splitit

Një sulmues shqiptar tek Hajduku i Splitit. Françesko Tahiraj ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratë me klubin kroat, Hajduk Split, me vlerë deri në vitin 2022.

Fillimisht 22-vjeçari kaloi me sukses testet mjekësore, më pas hodhi të zezën mbi të bardhë.

Pas nënshkrimit të kontratës, Tahiraj u shpreh se është i lumtur me këtë hap në karrierën e tij, pasi kishte shumë dëshirë të nënshkruante me Hajdukun.

Tahiraj vjen nga skuadra sllovene Aluminij, me të cilën ka shënuar 16 gola në 72 ndeshje të kampionatit.

Ai ka qenë pjesë e moshave të Shqipërisë, por nuk është grumbulluar te Shpresa.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency