E diela e Supersport, spikasin Marseille-Monaco e Napoli-Sassuolo
Në Le Championnat në orën 21:00 në Velodrome do të përballen dy skuadra me ambicie shumë të ndryshme si Marseille dhe Monaco, teksa me skuadrën nga Principata pritet të debutojë mesfushori spanjoll Cesc Fabregas në pritje të ndonjë tjetër përforcimi big në merkaton e janarit. Ndërkaq interes ditën e dielë ngjall sigurisht edhe Kupa e Italisë. Napoli pret në San Paolo në orën 20:45 për fazën e 1/8 Sassuolon, ndërsa Interi do të përballet në San Siro në orën 18:00 me Beneventon e Serisë B, ndërkaq një ndër sfidat më të rëndësishme të këtij raundi është padyshim ndeshja Torino – Fiorentina, që do të luhet në orën 15:00, në stadiumin Olimpico të Torinos.



