Futbolli afrikano-jugor në zi, ndahet nga jeta legjenda Masinga
Futbolli qan Phil Masingan që është shuar në një moshë shumë të re, vetëm 49 vjeç. Ndarja nga jeta e ish futbollistit është bërë e ditur nga federata afrikano-jugore e futbollit nëpërmjet një postimi në Tëitter. Masinga i cili ka luajtur edhe në Itali nga 1997-ta deri në 2001-in fillimisht me Salernitanan dhe më pas me Barin konisderohet një legjendë e futbollit afrikano-jugor. Me “Bafana Bafana”, ai ka realizuar 18 gola në 58 ndeshje, ndërsa ka fituar Kupën e Afrikës në 1996-ën si dhe falë një goli të tij ndaj Kongos i ka mundësuar Afrikës së Jugut, kualfikimin historik në Botërorin, Francë 1998. Masinga vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh dhe ndarja e tij e parakohshme nga jeta është një humbje e madhe për futbollin afrikano-jugor.



