Michy Batshuayi pranë zyrtarizimit te Monaco
Sulmuesi belg, Michy Batshuayi, i huazuar nga Chelsea te Valencia, me shumë mundësi po jeton ditët e fundit te skuadra valenciane. Mësohet se 25-vjeçari është shumë pranë largimit nga La Liga, teksa ka nisur bisedimet me Monacon në Ligue 1.
Madje nga Principata vijnë lajme se sulmuesi është gati të zyrtarizohet nën urdhrat e Tierry Henry.
Trajneri i Monacos ka folur prej ditësh për mundësinë e afrimit të Batshuayit, për të cilin dyert e skuadrës së tij ishin të hapura. Edhe nga “Mestalla” shihet me sy të mirë arritja e një marrëveshjeje me klubin francez, pasi belgu e pati shumë të vështirë për t’u përshtatur në kampionatin spanjoll.



