Futboll

Ergys Kaçe i pafat, “predha” e tij nuk shkon në rrjetë për pak centimetra

Nëse do të kishte përfunduar në rrjetë, do të ishte pa dyshim një nga golat më të bukur në karrierën e Ergys Kaçes. Në minutën e 75-të të sfidës mes Panathinaikosit dhe Xanthit në Superligën e Greqisë, mesfushori i Kombëtares Shqiptare lëshoi një predhë nga një distancë prej rreth 30 metrash, me topin që u stampua aty ku shtylla bashkohet me traversën. Ka të drejtë futbollisti korçar që nuk u beson syve, do të kishte qenë një perlë e vërtetë.

Sa i përket ndeshjes, ajo u mbyll në barazim 2-2, pasi Castro i Xanthit barazoi në minutën e 7-të shtesë me 11-metërsh.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency