Lajme

Llapi “blindon” Hajdin Salihun, zgjat edhe një vit më shumë kontratën

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës U17 dhe qendërmbrojtësi shtatlartë do jetë i Llapit deri më 2022. Mbrojtësi shtatlartë, Hajdin Salihu, i cili është pjesë e skuadrës së të rinjve të Llapit, ka zgjatur edhe për një vit kontratën me ekipin nga Podujeva, teksa aktualja ishte nënshkruar për 3 sezone. Pra ai do të jetë i lidhur me këtë fanellë për 4 vite. Drejtuesit llapjanë vendosën ta “blindonin” qendërmbrojtësin pas paraqitjeve të tij fenomenale me Përfaqësuesen e Kosovës U-17 dhe skuadrën U-19 të Llapit.

Qëllimi i drejtuesve të klubit, veçanërisht i drejtorit ekzekutiv-sportiv, Tahir Batatina, është grumbullimi i talentëve llapjanë dhe avancimi i tyre drejt arenës ndërkombëtare.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency