Futboll

Kërkon më shumë hapësira, Shqiprim Taipi largohet nga Shkëndija

Mesfushori Shqiprim Taipi prej ditës së hënë nuk është futbollist i Shkëndijës së Tetovës. Pas bisedimeve ndërmjet kryesisë dhe lojtarit është vendosur se ndarja në këtë moment është zgjidhja më e mirë për të dyja palët, duke llogaritur dëshirën e Taipit për të patur më shumë hapësira për lojë. Shqiprim Taipi te Shkëndija erdhi në moshë shumë të re dhe si lojtar premtues, përveç paraqitjeve me kuqezinjtë në kampionat, Kupë dhe Evropë, luajti si huazim te Horizont Turnova, Shkupi dhe Prishtina. Konkurenca e madhe në formacionin e trajnerit Qatip Osmani ka kufizuar hapësirat për Taipin dhe kryesia e klubit nuk bëhet pengesë që preshevari të kërkojë fatin në tjetër skuadër.

KF Shkëndija falënderon Shqiprim Taipin për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i dëshiruar çdo të mirë në të ardhmen.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency