Kategoria Superiore

Ndreu: Titulli objektivi i vetëm, Reginaldo qëndron te Kukësi, por…!(Video)

“Kampion i merkatos” për të qënë kampion i vërtetë në mbyllje të edicionit. Kukësi ka lëvizur me zgjuarësi pas kuintave, për ti ofruar rregjizorit Cungu, aktorët më të mirë të mundshëm, të aftë për të interpretuar role të ndryshme në mënyrë që fundi të jetë i lumtur. Një nga personat që ka lëvizur më shumë “pas perdes” ka qënë drejtori i menaxhimit Ramadan Ndreu i cili duke kthyer kokën pas analizon punën e kryer teksa nuk e mbyll me çelës derën e klubit.

Dy lëvizjet më të bujshme ishin pa diskutim ato të Vasil Shkurtajt dhe Eduart Rrocës. Afrime që kërkuan një sakrificë finanaciare, por që ishin pjesë e një plani të mire ideuar.

Ditët e fundit ka dalë në skenë çështja Reginaldo. Sulmuesi nga Mozambiku nuk e ka pritur mirë afrimin e Shkurtajt. Ndreu konfirmon qëndrimin e 28-vjeçarit, por ka dhe një mesazh të drejtpërdrejt për numrin 9.

Afrimi i Faton Xhemailit ishte hapi i parë drejt një strategjie të re, klubi nuk po mendon më vetëm për objektivat afatshkurtër dhe trofetë.

Fundi thuajse i përkyer i vitit 2018-të nga ana e skuadrës blu e ka afruar Kukësin me kreun e renditjes. Investimet në këtë hapësirë të merkatos të impnojnë vetëm një objektiv, titullin kampion.

Ndreu ka mbuluar rolin e trajnerit prej gati dy dekadash, ndërsa për herë të parë ka një detyrë tjetër, zgjedhja mes dy pozicioneve është e vështirë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency