Merkato

E bujshme, dështon transferimi i Latif në Bjellorusi!

Rrufe në qiell të pastër. Anulohet shitja e Latif Amadu te Shakhtyor Soligorsk në kampionatin bjellorus. Pak ditë më parë klubi bregdetar njoftoi transferimin e sulmuesit në skuadrën ku luan edhe Elis Bakaj, por Supersport ka mundur të mësojë se transferimi ka dështuar.

Pas arritjes së gjetjes së akordit për çmimin prej 150 mijë eurosh, kanë qenë përkufizimi i detajeve si dhe një devijim i rëndësishëm i Soligorsk në akordin për kushtet personale me  Latif që ka hedhur në erë transferimin.

Pikë së pari mënyra e kryerjes së pagesës, Shakhtyor Soligorsk ka paraqitur pretendime për pagesën prej 150 mijë dollarësh me këste duke vonuar kryerjen e saj deri në vitin 2020 çka është konsideruar e papranueshme nga drejtuesit e klubit durrsak.

Veç të tjerash po kaq i rëndësishëm ishte dhe fakti se edhe kushtet e ofruara në termat personalë për Latif  kanë pësuar një ndryshim rrënjësor duke qenë se bjellorusët tentuan të përgjysmonin pagën e futbollistit ganez çka i ka vënë vulën vendimit te Teutës dhe Latif që futbollisti të kthehet në Durrës.

Në këtë mënyrë mund të thuhet se është Latif blerja e Teutës në sesionin e dimrit, klubi bregdetar ishte përgatitur për të shpenzuar një shumë të konsiderueshme për të afruar një sulmues klasi me pagë tepër të lartë në merkaton e janarit por me kthimin e Latif tanimë diçka e tillë mund të konsiderohet e panevojshme.

Kryegolashënues i kampionatit me 9 gola në gjysmën e parë të tij, tanimë 25-vjeçari nga Gana rikthehet nën urdhrat e Bledi Shkëmbit dhe njëkohësisht në një problem më shumë për mbrojtjet kundërshtare.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency