Kategoria Superiore

Abazi:Titulli kampion është në ADN e Skënderbeut!(Video)

I qetë dhe fjalëpak përpara mirkofonit, por tjetër temperament në fushën e lojës. Leonit Abazi është një ndër lojtarët kryesorë në mbrojtjen e Skënderbeut dhe besimi i trajnerit Shehi tek cilësitë e 25- vjeçarit është maksimal. Kampionët po vijojnë periudhën përgatitore dimërore e cila në aspektin e ngarkesës fizike është përballuar si duhet nga grupi i lojtarëve.

Dëmtimi relativisht i rëndë i Dejvi Bregut dhe shqetësimet muskolore të Krasniqit e kanë prekur disi humorin e mirë që ka qënë historikisht dominues në ambjentin korçar.

Përforcimet i takojnë drejteusve, megjithatë fakti që vetë futbollistët në këtë rast Abazi mirëpresin çdo afrim tregon se ndoshta Skënderbeu ka nevojë për përforcime në këtë merkato të janarit.

Të qënit kampion në fuqi është një bekim dhe një mallkim , sepse nuk të lejon të reduktosh lartësinë e objektivit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency