Kategoria Superiore

Mesazhi i Gegës: Impenjim dhe disiplinë, Partizani ia del me tifozët

 

Skënder Gega, trajner i Partizanit, në një prononcim për kanalin zyrtar të klubit të kuq i ka bërë një përmbledhje fazës përgatitore në Antalia të Turqisë, duke dhënë edhe një mesazh për të gjithë tifozët e kuq.

Jeni i kënaqur me përgatitjen e grupit në Antalia?

Jemi jashtëzakonisht të kënaqur për punën, paraqitjet, kushtet. Në përgjithësi, çdo gjë ka shkuar mirë. Shpresoj që kjo të na shërbejë kur të kthehemi në Shqipëri dhe të fillojmë kampionatin me hapin e duhur.

Si duket gjendja e skuadrës dhe afrimet e fundit?

Skuadra ka punuar jashtëzakonisht mirë. Kemi bërë 2 seanca stërvitore në ditë. Patëm 2 faza mjaft të lodhshme dhe të vështira, aq më tepër kur je kryesues dhe do që të mbash të njëjtin ritëm. Jam i kënaqur nga disiplina dhe impenjimi. Kushtet janë jashtëzakonisht të mira. Pasqyrat ishin 3 ndeshjet miqësore me ekipe shumë të mira. Për mua nuk është i rëndësishëm vetëm rezultati, por edhe performanca dhe paraqitja e tyre, për të krijuar ide të qarta për mënyrën e lojës.

A jeni i kënaqur me rezultatet dhe lojën e ekipit në miqësoret e zhvilluara?

Në ndeshjet miqësore, qëllimi kryesor është të luhet mirë futboll, të paraqitesh mirë. Të punosh në detajet që ke nevojë. Të ndërtosh një strategji. Besoj se jam i kënaqur. Do të kemi kohë. Uroj që të përshtaten sa më shpejt lojtarët.

E nisni pjesën e dytë  të sezonit me përballjen në Kupë ndaj Kastriotit…

Duhet të ndërtojmë një mentalitet që të vlerësojmë çdo ndeshje dhe të shikohet çdo gjë me seriozitet. Kupa është një nga qëllimet tona. Do të mundohemi të marrim maksimumin. Shpresoj të ndërtojmë një mënyrë lojë si dhe t’u japim hapësirë lojtarëve që nuk kanë pasur shumë minuta në kampionat.

Çfarë do t’u thoshit tifozëve të Partizanit?

Një përqindje shumë e madhe e suksesit ose punës të filluar nga ne, janë tifozët. Ata janë përkrahësit tanë të jashtëzakonshëm. Është luks dhe privilegj të kesh gjithë ata sportdashës që nuk i ndahen ekipi. Mesazhi im është qe jemi në rrugën e duhur dhe atë që kemi do ta japim në fushë. Duam mbështetjen e tyre. Pa ata do të kemi shumë mangësi. Gjithsesi, t’ia lemë kohës. Shpresoj që t’ua shpërblejmë!

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency