Lajme

Shënojnë Progni e Qato, Teuta mposht Laçin në miqësore

Teuta tregoi dhëmbët në miqësoren me Laçin, që u zhvilluar në Durrës, duke fituar pastër me rezultatin 2-0. Formacioni i Bledi Shkëmbit në këtë test të radhës të fazës përgatitore tregoi rritje në lojë, duke u dhënë një sinjal të qartë rivalëve për titull.

“Djemte e Detit” e shënuan golin e parë në minutën e 68-të me autor Gerhard Prongin, që shfrytëzoi më së miri një top të gjatë të hedhur direkt nga porta nga “gardiani” Celeski.

Vetëm 8 minuta më vonë, i riu Qato e detyroi Laçin ta niste sërish lojën nga qendra pas një goli të bukur të realizuar nga rreth 25 metra largësi.

Formacionet startuese:

Teuta: Hidi, Frashëri, Osmani, Shkalla, Beqja, Sidibe, Gashi, Kallaku, Traore, Kamara, Progni. Trajner: Bledi Shkëmbi.

Laçi: Sali, Shtubina, Fangaj, Mersinaj, Sefgjini, Eller, Jonuzi, Lushkja, Cokaj, Berisha, Xhixha. Trajner: Besnik Prenga.

Një tjetër miqësore u zhvillua në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamëz mes Kamzës dhe Kastriotit, që përfundoi në barazim 1-1. Për krutanët realizoi Vatnikaj, ndërsa kamzalinjtë barazuan me argjentinasin Martinena.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency