Bylis është për Superiore, ndal Luftëtarin
Bylis tregon se është një kockë e fortë dhe një skuadër e denjë për të qenë pjesë e Kategorisë Superiore. Kryesuesit e grupit B ose ndryshe atij të Jugut në Kategorinë e Parë, ndalën në një barazim 1-1 Luftëtarin e Gentian Mezanit në miqësoren e zhvilluar në stadiumin Adush Muça të Mallakastrës.Ishin ballshiotët që kaluan të parët në avantazh, me anë të afrikanit Antoni. Megjithatë, në pjesën e dytë djemtë e Mezanit barazuan me anë të Demos, goli i të cilit vendosi dhe rezultatin final të kësaj miqësore. Skuadra e Bylisit ëshë kryesuese në Kategorinë e Parë, Grupin A dhe shihen si pretedentët kryesorë për tu ngjitur në Superiore. Në fazën e parë, ballshiotët bënë ndeshje shumë të mira dhe ruajnë një distancë prej katër pikësh me ndjekësin më të afërt, Besën, ndërsa Luftëtarit do t’i duhet të luftojë në gjysmën e dytë të kampionatit, për të shmangur rënien nga kategoria Superiore.



