Futboll

Rikthim ëndrrash për Cikalleshin te Akhisar, realizon ndaj Besiktas!(Video)

Debutim ëndrrash për Sokol Cikalleshin me Akhisarspor. I rikthyer vetëm dy ditë më parë te Akhisar, sulmuesi shqiptar arriti të linte shenjën që në ndeshjen e tij parë, duke shënuar ndaj gjigandëve turqë të Besiktasit. I aktivizuar në fillimin e pjesës së dytë kur rezultati ishte 0-1 në favor të skuadrës nga Stambolli, Cikalleshi realizoi golin e vetëm dhe atë të nderit për Akhisar që u mund 1-3 nga Besiktasi, me bardhezinjtë që realizuan edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë përpara se të vinte rrjeta e bomberit kavajas. Në minutën e 81-të sulmuesi i kombëtares shqiptare u gjend në vendin dhe në kohën e duhur për të shtyrë drejt rrjetës topin e marrë nga një pasim perfekt i boshnjakut Vrsajevic. Ky ishte goli i parë për Cikaleshin  në këtë sezon të Superligës turke me kavajasin që deri tani e kishte gjetur rrugën e rrjetës vetëm në Kupën e Turqisë. Te Akhisari, Cikalleshi ndihet si në shtëpi pasi ka luajtur me këtë skuadër edhe para dy sezonesh, për 6 muaj teksa ka realizuar 7 gola në 14 ndeshje të kampionatit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency