Basketboll

NBA, Golden State të fut frikën, buzëqeshin Spurs e Celtics!

7 fitore radhazi që shërbejnë si një mesazh për të gjithë rivalët. Golden State Warriors është rikthyer te jetë ajo skuadra e frikshme që ka bërë ligjin në dy sezonet e fundit të NBA. Formacioni i Steve Kerr dominoi edhe në sfidën ndaj Los Angeles Clippers duke triumfuar me rezultatin e thellë 112-94 brenda në Staples Center. Për të blinduar vendin e parë në Përëndim të Golden State mendoi dyshja Stephen Curry-Kevin Durant të cilët sëbashku realizuan 52 pikë. Në krahun tjetër Harris me 28 pikët e tij nuk arriti të evitonte dot disfatën e 5-të për Clippers. Vazhdon momenti me shumë ulje-ngritje për Minnesota Timberwolves. Skuadra nga Minneapolis u mposht brenda në Target Center nga San Antonio Spurs me rezultatin 113-116. Diferencën në këtë sfidë e bëri LaMarcus Aldridge me 25 pikë 4 asiste e 9 rebound. Rigjen ritmin Boston Celtics. Skuadra më e titulluar e NBA mori fitoren e dytë radhazi pasi mposhti në TD Garden 112-116 Memphis Grizzlies në një ndeshje shumë të luftuar dhe që dhuroi spektakël. Thjeshtë fantastik ylli i Celtics, Kyrie Irving autori i 38 pikëve, 11 asisteve dhe 8 rikuperimeve. Nuk di të ndalet Utah Jazz. Skuadra nga Salt Lake City regjistroi fitoren e 6-të radhazi duke u ngjitur përkohësisht në vendin e 7-të të Konferencës së Perëndimit. Viktima e fundit për Utah ishte Cleveland Cavaliers, sfidë të cilën Jazz e fituan me rezultatin 115-99. Falë një pjese të parë fantastike dhe falë së shkëlqyer të Mitchell autori i 24 pikëve dhe francezit Rudy Gobert i cili e mbylli ndeshjen me 19 pikë 5 asiste dhe 15 rebound.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency