E ardhmja e Reginaldos në udhëkryq, sulmuesi kërkohet në Qipro!
E ardhmja Reginaldos te Kukësi është ende në pikëpyetje. Edhe pse drejtori Ramadan Ndreu konfirmoi qëndrimin e sulmuesit mozambikas në një intervistë të pak ditëve më parë për Supersport, gjasat më të mëdha janë që ish lojtari i Luftëtarit dhe Laçit të largohet në këtë sesion merkatoje nga verilindorët. Kukësi gjithsesi kërkon të arkëtojë të ardhura nga shitja e Reginaldos dhe në të njëjtën kohë i ka ndaluar futbollistit bisedimet me klube të Kategorisë Superiore pasi Partizani, Teuta apo Skënderbeu, skuadra ku mund të transferohej Reginaldo janë rivalë direktë të Kukësit në garën për titull. Sëfundmi për afrikanin ka bërë një sondazh skuadra qipriote e Omonias së Nicosias ekip që ka vuajtur shumë në repartin e avancuar gjatë gjysmës së parë të sezonit teksa të gjithë lojtarët e sulmit të Omonias kanë realizuar vetëm 3 gola. Gjithsesi për momentin nuk asgjë konkrete në këtë operacion merkatoje.



