Merkato

Hazard refuzon rinovimin me Chelsea-n, do vetëm Realin e Madridit!

Tashmë nuk ka më dyshime. Eden Hazard është duke luajtur sezonin e tij të fundit me fanellën e Chelsea-it. Sulmuesi belg ka refuzuar edhe njëherë propozimin që i ka bërë klubi londinez për të rinovuar kontratën aktuale e cila skadon në vitin 2020. Këto refuzime të njëpasnjëshme të Hazard e kanë një arsye dhe kjo arsye është Reali i Madridit. 28-vjeçari dëshiron të largohet nga Blutë e Londrës për t’u bashkuar me Los Blancos dhe sipas të gjitha gjasave për të mos e humbur me parametër zero në vitin 2020, Chelsea do ta shesë në merkaton e verës së ardhshme. Reali i Madridit nga ana tjetër është gati të ofrojë 100 milionë eurot e kërkuara nga londinezët për të lënë të lirë yllin e tyre.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency