Kategoria Superiore

John: Dua më shumë minuta, KAS nuk ndikon, titulli objektivi ynë!

43 gola me Trepça ’89 , vetëm 5 ndeshje titullar me Skënderbeun dhe 3 gola të realizuar. Sezoni i Otto John me kampionët e Shqipërisë nuk ka shkuar ekzaktësisht ashtu si 20-vjeçari shpresonte. Në 11 takime është aktivizuar nga stoli duke e humbur për momentin betejën brënda familjes me Krasniqin në hierarikinë e trajnerit Orges Shehi, megjithatë dëmtimi i kavajasit i ka kthyer sërish dritat e skënës nga nigeriani i cili nuk “fshihet pas gishtit” dhe pretendon minuta nga drejtuesi kryesor i stolit.

“Në futboll nuk  mund të kontrollosh se çfarë do të ndodhë. Jam një sulmues dhe do të kërkoj që gjithnjë ta ndihmoj skuadrën duke shënuar gola, nëse do kem mundësi të realizoj do ta bëj, megjithatë shpresoj të më jepen më shumë minuta. Nuk jam unë trajneri që të vendos, në këtë pikë është ai që përcakton formacionin. Shpresoj që edhe Krasniqi të rikuperohet, sepse konkurenca është më e fortë për mua dhe kjo më bën mirë.”

Periudha përgatitore po i drejtohet fundit ku ngarkesa fizike ka qënë kryefjala, sulmuesi ka një opinion pozitiv në lidhje me mënyrën se si është stërvitur ai personalisht por edhe skuadra korçare.

“Jam i kënaqur me punën që po bëj, po stërvitem me maksimumin e mundshëm. Mendoj se jemi përgatitur në mënyrën e duhur dhe besoj se jemi gati për rinisjen e sezonit”.

Vendimi i gjykatës së arbitazhit sportiv në lidhje me dënimin 10-vjeçar që UEFA i ka imponuar Skënderbeut është një çështje e cila qëndron e fiksuar në mendjen e korçarëve, gjithsesi kjo nuk ka ngacmuar objektivin primar të 8 herë kampionëve.

“Nuk mendoj se çështja e Skëndebreut në KAS ndikon tek skuadra, sepse ne kemi të njëjtin objektiv, të fitojmë kampionatin. Do bëjmë maksimumin e mundshëm për tu shpallur sërish kampion, edhe ne që kemi ardhur këtë sezon kemi të njëtat synime si ata që kanë qënë pjesë e Skenderbeut edicionin e kaluar, të fitojmë titullin”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency