La Liga

Reagon Atletico, fiton thellë në fushën e Huescas

Pas eliminimit të turpshëm nga Girona në Kupën e Mbretit tri ditë më parë, pritej një reagim i menjëhershëm i Atleticos së Madridit në javën e 20-të të La Ligas dhe ashtu ndodhi. “Los Colchoneros” fituan 0-3 në fushën e ekipit që mbyll renditjen, Huescas, duke ruajtur distancën prej 5 pikësh me Realin e Madridit, por në një farë mënyrë edhe duke rritur presionin në radhët e Barcelonës, që kryeson me vetëm 2 pikë më shumë dhe pret Leganes në “Camp Nou”.

Formacioni i Diego Simeones e zgjidhi ndeshjen që në pjesën e parë, teksa kaloi në epërsi me golin e 22-vjeçarit francez Lucas në minutën e 31-të.

Për të shmangur ndonjë surprizë të pakëndshme në fundit e sfidës, Atletico shënoi edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë me autorë Arias dhe Koke. Praktikisht takimi i mbyll thuajse gjysmë ore para përfundimit të kohës së rregullt ndaj gjatë minutave të mbetura miqtë nuk harxhuan shumë energji, por u mjaftuan me administrimin e rezultatit.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency