Kupa e Shqipërisë

Skënderbeu-Partizani, supersfida fillon me përballjet e Kupës, në fushë afrimet e fundit!

Skënderbeu-Partizani është pjata e fortë e javës që rikthen kampionati, antipasta Kupa e Shqipërisë për të kuqtë dhe ujqërit që do të shfrytëzojë përballjet respektive të kësaj të marte si prova gjenerale për klasiken e madhe të së premtes. Kastrioti-Partizani dhe Besëlidhja-Skënderbeu do të shërbejnë për të dyja skuadrat për të bërë një test final para rikthimit në kampionat mes tyre, me të dy trajnerët Skënder Gegën dhe Orges Shehin që do të kërkojnë suksesin në Kupë me sytë nga përballja direkte e kampionatit. Kërkon padyshim fitoren ndaj Skënderbeut Partizani që këtë sezon i ka humbur të dy sfidat me kampionët në fuqi. Në Kupë ndaj Kastriotit, Gega ideon ndryshime nga skuadra që jemi mësuar të shohim vitin e kaluar. Duke nisur që nga mbrojtja, aty ku Lum Rexhepi sipas të gjitha gjasave do të bëjë debutimin në një ndeshje zyrtare në qendër të mbrojtjes përkrah Belicës, me teknikun që mendon të spostojë Atandën më para në mesfushë, aty ku nuk mund të jetë Telushi që është i lënduar dhe që shpresohet të rikuperohet pikërisht për sfidën me Skënderbeun. Në sulm shans për Rubin Hebajn, ndërkohë që në rritje janë edhe kuotat për një fanellë titullari për Çinarin e aktivizuar shumë pak deri më tani. Te Skënderbeu, Shehi e konsideron sfidën me Besëlidhjen një test të rëndësishëm për Partizanin dhe kërkon një fillim të mbarë të vitit pas një dhjetori zhgënjyes. Ndoshta edhe për këtë arsye është më i predispozuar për t’u besuar titullarëve, por gjithsesi është i kushtëzuar nga mungesa të rëndësishme. Nuk do të jenë Lulaj, Demte, Krasniqi dhe Bregu. Mungesa e vlonjatit i hap dyert e formacionin blerjes së janarit Elmir Asani, ndërkohë që aktivizim parashikohet edhe për përforcimin tjetër Shqipërim Taipi. Sfida kupe për të nisur siç duhet kampionatin, fillon me Skënderbeu-Partizani.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency