Futboll

Simeone pranë rinovimit, shtyhet kalimi te Interi!

Diego Simeone gjatë 2 viteve të fundit është shprehur shpesh se një ditë do të marrë drejtimin e Interit, skuadër tek e cila është aktivizuar edhe si futbollist dhe ka kujtime shumë të bukura, megjithatë mbrritja e argjentinasit në Milano do të shtyhet edhe për disa vite pasi aktualisht Simeone është i lumtur te Atletico Madrid dhe është gati të rinovojë kontratën me Los Colchoneros.

Lajmin e ka konfirmuar “AS”, që raporton se si përfaqësuesit e teknikut argjentinas, gjatë orëve të fundit kanë arritur një marrëveshje me drejtuesit e klubit të Atletico Madrid, për një rinovim, që do ta zgjaste kontratën mes palëve edhe për një vit tjetër.

Kështu, skadimi i kontratës, i parashikuar të ndodhte në vitin 2020, tashmë do të ndodhë një vit më pas, në 2021. I njëjti burim informacioni zbulon edhe detajin që ndikoi fuqishëm në këtë marrëveshje rinovimi.

Sipas “AS”, është pikërisht blerja e Alvaro Moratas nga ana Atletico Madrid, një transaksion që pritet të zyrtarizohet, faktori që ndikoi në rinovimin e Simeone-s. Tashmë “Colchoneros” po presin fillimin e muajit shkurt, për të njoftuar zyrtarisht rinovimin e atij që tashmë është trajneri historik i Atletico Madrid.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency