Kategoria Superiore

E bën zyrtare edhe Partizani, me Gegën deri në verë të vitin 2020

Supersport e paralajmëroi një ditë më parë, sot e bën zyrtare edhe Partizani. Në një njoftim të shkurtër për shtyp, klubi i kuq zyrtarizoi zgjatjen e bashkëpunimit deri në verë të 2020 me trajner Skënder Gega, pra kontrata që i kishte skaduar në përfundim të pjesës së parë të kampionatit u zgjat për një një sezon e gjysmë.

Ishte një vendim formal, pasi drejtuesit e kuq dhe trajneri 55-vjeçar ishin në sintoni të plotë për të ardhmen. Drejtori i përgjithshëm i të kuqve, Olsi Rama, e kishte bërë të qartë në një lidhje me “Zona Gol” se Skënder Gega mund të firmoste në një letër të bardhë, pasi vetë fliste vetë puna e tij. Partizani këtë sezon është më pranë se kurrë titullit kampion falë drejtimit profesional të Skënder Gegës, që pa bujë, por më disiplinë dhe korrektësi i kaloi të gjithë pritshmëritë me një skuadër ku spikat fryma e grupit.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency