Merkato

Përfundon telenovela Balotelli, italiani gjen skuadrën e re!

Telenovela Mario Balotelli mbyllet me një fund të lumtur. Sulmuesi italian ka lënë përfundimisht Nice, por karriera e tij do të vazhdojë në kampionatin francez. Supermario ka firmosur për 6 muajt e ardhshëm me Olympique Marseille, skuadrën që aq shumë e deshi në merkaton e verës me kërkesë të trajnerit Rudi Garcia. Akordi me OM për një kontratë 6-mujore me një pagë prej plot 3 milionë eurosh ishte arritur prej kohësh, por largimi i Boateng nga Sassuolo dhe tentativat e Ëest Ham për të marrë shërbimet e Balotellit po mbanin ende në pikëpyetje të ardhmen e lojtarit që gjithsesi në fund zgjodhi të mbetej në Ligue 1 dhe të transferohej te Marseille. Të mërkurën Supermario do të kryejë edhe vizitat mjekësore për t’u shndërruar edhe zyrtarisht në futbollistin më të ri të skuadrës që drejtohet nga Rudi Garcia. Pasi realizoi 33 gola në Ligue 1 në dy sezonet e tij të parë me Nice, ky sezon ka qenë për tu harruar deri tani për Balotellin që numëron 10 paraqitje dhe asnjë gol ndërkohë që raportet me trajnerin Patrick Viera nuk ishin aspak pozitive.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency