Tenis

Shpërdoron 4 “match point”, S. Williams eliminohet nga Pliskova

Vijon mallkimi i trofeut të 24-t grand slam për Serena Williams. Tenistja amerikane u eliminua në Australian Open në fazën çerekfinale nga Karolina Pliskova, pasi shpërdoroi plot 4 “match point”. Williams dështon sërish për të fituar grand slamin e radhës, teksa e njëjta gjë kishte ndodhur edhe në Wimbledon dhe “US Open”.

Më e vogla e motrave Williams u mposht 2-1, me sete, 6-4, 4-6, 7-5, për më shumë se dy orë lojë, me kundërshtaren e saj çeke që u tregua e aftë të fitonte setin e tretë, edhe pse po humbiste 1 me 5 me gejme.

Serena pati një problem në kavilje pikërisht në momentet e fundit të duelit, por nuk kërkoi pushimin mjekësor.

Në çerekfinalen tjetër, japonezja Osaka, kampionia në fuqi e US Open, mposhti lehtësisht 2-0 me sete, 6-4, 6-1, ukrainasen Elina Svitolina.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency