M.City në finalen e Carabao Cup, Muric i pamposhtur!
Manchester City është skuadra e parë finaliste e Carabao Cup ose ndryshe Kupës së Ligës në Angli. Citiziens kompletuan formalitetin ndaj skuadrës së Ligue One(kategorisë së tretë angleze) Burton Albion, teksa pas fitores 9-0 në ndeshjen e parë triumfuan edhe në transfertë me rezultatin minimal këtë herë 0-1 . Autori i golit për Manchester City-in ishte Sergio Aguero i cili shfrytëzoi asistin e Mahrez. Doli sërish i pamposhtur nga fusha Arijanet Muric portieri i talentuar i përfaqësueses së Kosovës i cili aktivizohet titullar nga Guardiola në Carabao Cup. Tjetër paraqitje e mirë e Muric si për të konfirmuar se e meriton rinovimin e kontratës me Citiziens. Në finale City do të ketë përballë një mes Tottenham dhe Chelsea-it.



