Merkato

Paredes një hap larg kalimit te PSG!

Telenovelës Leandro Paredes po i vjen fundi. Futbollisti është shumë pranë transferimit te skuadra e Paris Saint-Germain. Një transferim, që do të kryhet sipas kërkesave të Zenit Shën Petersburg, që zotëron kartonin e lojtarit dhe që e konsideron argjentinasin si një pjesë të rëndësishme të ekipit të Semak. Kështu për të arritur te 24-vjeçari parizienët janë detyruar ta ngrejnë ofertën deri në 40 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse. Tratativa është thuajse në përfundim dhe Paredes mund të konsiderohet mesfushori i ri Paris Saint-Germain.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency