Serie A

Skriniar i shfaq besnikërinë Interit, konfirmon rinovimin!

Milan Skriniar paralajmëron rinovimin e kontratës me Interin. Mbrojtësi zikaltër në një intervistë të dhënë është shprehur se shumë shpejt do të vijë dhe zyrtarizimi i marrëveshjes me klubin deri në 2023. Skriniar eshte shprehur se të gjithë e dinë dëshirën e tij, ndaj firma është çështje kohe.

“Të gjithë e dinë që unë dua të qëndroj tek Interi. Une dhe menxheri im jemi duke biseduar me drejtuesit e klubit dhe mund t’ju them se jemi shumë pranë akordit. Nuk mund të them një datë ose periudhe fikse se kur mund të vijë zyrtarizimi, por do të gjejmë momentin e duhur. ”

Mëse i kënaqur duhet të jetë ndjerë dhe trajneri i zikaltërve Luciano Spalleti i cili vetëm pak kohë më parë shprehej se një si Skriniar kushton 100 milionë euro. Koment që mbrojtësi në fillim nuk e besonte, por që sigurisht falenderon Spalletin për fjalët.

“Në fillim kujtova se ishte një shaka nga ana e Spalletit. Sigurisht që u ndjeva mirë, por gjithsesi une mendoj se vlera monetare nuk ka rëndësi, por se çfarë unë jap në fushën e blertë. Ka lojtarë që të tilla komente i vënë nën presion. Tek unë nuk ndodhë një gjë e tillë. Sidoqoftë e falenderoj Spalletin për vlerësimin”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency