Dëmtohet Neymar, PSG në ankth për yllin brazilian!
Paris Saint Germain në ankth për gjëndjen e Neymar Jr. Sulmuesi brazilian i cili u pa të dilte duke lotuar nga fusha në pjesën e dytë të sfidës së fituar në Kupën e Francës me Strasbourgun, pas kontrollove të para mjekësore mësohet të ketë dëmtuar shputën e këmbës së djathtë. Një dëmtim i përsëritur për talentin 26-vjeçar, pasi vetëm një vit më parë iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në të njëtin vend çka e detyroi Neymar të mbyllte para kohe edicionin e shkuar. Në një komunikim për shtyp klubi francez thekson se tashmë duhen marë në konsideratë të gjitha opsionet terapeutike. Pas tre javësh francezët do të përballen me Manchester United në transfertën e 1/8-ave të Champions League. Për vetë Neymar ky është si një makth që përsëritet duke qënë se bëhet fjale për të njëtin dëmtim në të njëtin vend, deklaroi tekniku Thomas Tuchel gjatë konferecëns për shtyp në përfundim të sfidës së të mërkurës.Tashmë parizienët janë në alarm në pritje të fjalëve nga infermieria që do të vendosë sa kohë do t’i duhet brazilianit Neymar për t’u rikuperuar.



