Kategoria Superiore

Lum Rexhepi: Te Partizani prej Gegës, ai të jep hakun

Në krah të trajnerit Skënder Gega, në konferencën për shtyp para Skënderbeut u shfaq një nga afrimet e janarit, Lum Rexhepi, për të cilin trajneri i shpreh se ishte zgjedhje e tij në merkato.

Përshtypja e parë?

Partizani është klub profesionist dhe ka një histori të gjatë. Kur mora vesh që ky ekip ka interes, u interesova edhe unë dhe e shoh si klubin që mund të bëj hap të madh dhe të përparoj. E njoh futbollin shqiptar dhe pas “Euro 2016” e kam ndjekur më shumë. E di që ka futbollistë që kanë ikur në Europë dhe e shoh si mundësi të mirë për mua.

Kreva fazën përgatitore dhe që u njoha me ekipin, përshtatja ka qenë më e shpejtë. Tani kemi nisur të mendojmë për Skënderbeun. Për mua më e rëndësishme është ndeshja e radhës dhe fokusin e kam vetëm aty. Synim kemi të fitojmë titullin kampion. Ka qenë befasi pozitive për mua cilësia e ekipit. E kam ditur që është ekip i mirë, por disa futbollistë më kanë befasuar nga kualiteti që kanë. Nuk dua të hyj me emra, por ka shumë lojtarë të mirë.

Trashi-Telushi?

Ata janë shumë të mirë dhe besoj se mund të luajnë edhe jashtë Shqipërisë.

Përgjegjësia?

E kam kuptuar se ku po vij dhe kjo është një mundësi dhe gjë pozitive për mua. Unë kam cilësitë e mia dhe duhet të japim maksimumin në stërvitje dhe ndeshje e më pas e ka trajneri në dorë se kush luan. Gegën nuk e kam njohur më parë, por e kam ditur se me të luan kush e meriton edhe prandaj e zgjodha Partizanin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency