Basketboll

Warriors “shtypin” edhe Wizards, Lakers vuajnë pa LeBron James

Golden State Warriors koleksionuan fitoren e nëntë radhazi në parketin e Washington Wizards me rezultatin 118-128, duke blinduar vendin e parë në Konferencën e Perëndimit. Pavarësisht startit të mirë  të lojës, Wizards nuk arritën të ruanin ritmin e Warriors, që, si zakonisht, u udhëhoqën nga i zakonshmi Stephen Curry, që e mbylli takimin si realizuesi i mirë me plot 38 pikë. Paraqitje mbresëlënëse e Trevor Arizas dhe Bradley Beal, respektivisht me 27 dhe 22 pikë, por që nuk mjaftuan për të ndalur kampionët në fuqi të NBA.

Oklahoma City Thunder bënë detyrën para publikut të tyre, duke iu imponuar 122-116 New Orleans Pelicans, sfidë në të cilën Russell Westbrook realizoi “triple-double”, 23 pikë, 17 “rebound” dhe plot 16 asistime, ndërsa Paul George shtoi edhe 23 pikë të tjera. Pelicans, që vazhdojnë të vuajnë mungesën e Anthony Davis, u mbështetën veçanërisht te loja e Holiday, që realizoi 22 pikë, 12 asistime dhe 9 “rebound”.

Sukses i lehtë për Portland Trail Blazers në parketin e Phoenix Suns 116 – 120. Për skuadrën nga Arizona kjo ishte humbja e 6-të radhazi dhe e 19-ta në shtëpi. Për Portlandin spikati Damian Lillard  me 24 pikë dhe McCollum që shtoi 20 pikë të tjera. Devin Booker me 27 në vetëm 30 minuta lojë nuk mund të bënte më shumë për Suns.

Los Angeles, që vazhdojnë të vuajnë mungesën e LeBron James, u mposhtën brenda në “Staples Center” 105-120 nga Minnesota Timberwolves. Për miqtë shkëlqyer Towns dhe Wiggins me 27 dhe 23 pikë, ndërsa 20 pikët e Ingram ishin shumë pak për të ndryshuar fatin e takimit për Lakers.

Rezultatet:

Washington Wizards – Golden State Warriors 118-128

Oklahoma City Thunder – New Orleans Pelicans 122-116

Phoenix Suns – Portland Trail Blazers 106-120

Los Angeles Lakers  Minnesota Timberwolves 105-120

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency