Basketboll

NBA, Houston “thyen” Toronton, fitojnë Denver e Milwaukee

Këtë herë James Harden nuk bëri “alienin”, por gjithsesi paraqitja e mirë e mjekëroshit i mjaftoi Houston Rockets për të marrë fitoren e dytë radhazi dhe mbi të gjitha për të mposhtur një skuadër të fortë si Toronto Raptors. Në Toyota Center, teksanët triumfuan me rezultatin e ngushtë 121-119, duke i shkaktuar skuadrës kanadeze disfatën e dytë rresht. Ndryshe nga sfida ndaj Detroit Pistons ku regjistroi shifrën rekord të 61 pikëve, Harden këtë rradhë u ndal në kuotën e 35 pikëve. Te Raptors ndërkohë më i miri mbi parket ishte Leonard me 32 pikë 5 asiste e 7 rebound. U rikthye te suksesi Denver Nuggets. Përballë skuadrës më të dobët në Perëndim Phoenix Suns, ishte gjithçka e thjeshtë për formacionin nga Colorado që triumfoi me rezultatin e thellë 132-95 duke blinduar vendin e dytë në renditje. Pikëshënuesi më i mirë në këtë sfidë ishte Booker i Phoenix, megjithatë diferencën e bëri loja në grup e Nuggets me plot 6 basketbollistë të vendasve që arritën një kuotë pikësh me 2 shifra. Shkëlqen Giannis Antetokounmpo, nuk di të ndalet Milwaukee Bucks. Skuadra nga Winconsin mori fitoren e 6-të rresht pasi kaloi lehtësisht 108-99 Charlotte Hornets në një ndeshje ku basketbollisti i përfaqësueses greke Antetokounmpo ishte thjeshtë fantastik, pasi e mbylli ndeshjen me 34 pikë, 14 rikuperime poshtë tabelës dhe 3 asiste. Nuk kanë fund humbjet për Clevaland Cavaliers që pa LeBron James është kthyer në një skuadër të rëndomtë dhe pa asnjë lloj objektivi. Ekipi nga Ohio pësoi disfatën e 6-të rresht pasi u thye në Quicken Loans Arena me rezultatin 94-100.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency