Merkato

Sa shumë klube e duan Barellan, në lojë edhe Man.United!

Nicolo Barella është një nga të rinjtë më premtues të futbollit italian. Për këtë aryse mesfushori i Cagliarit është kthyer në objekt dëshire për shumë skuadra, që dëshirojnë ta blejnë atë që në muajin janar. Përvec ekipeve të Serie A, si Milan dhe Inter, anglezët e Chelsea prej kohësh ndjekin 21-vjeçarin, të cilin e shikojnë si zëvendësuesin e Csec Fabregas, i larguar drejt Monacos. Megjithatë Chelsea nuk është ekipi i vetëm që kërkon Barella, pasi së fundmi në skenë ka dalë edhe emri i Manchester United. Sipas mediave italiane, ‘Djajtë e Kuq’ e kanë seriozisht dhe pritet të ofrojnë plot 50 milionë paund për mesfushorin, për ta transferuar atë në Old Trafford që në muajin janar.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency