Kategoria Superiore

Selmani bëhet “mur”, Laçi ndal Kukësin!

Grintë, emocione, lojë e bukur, raste të humbura dhe pritje fantastike të portierëve por asnjë gol në sfidën mes Kukësit dhe Laçit. Përfundoi në barazim pa gola dueli i zhvilluar në Kamëz mes verilindorëve dhe kurbinasve një ndeshje që dhuroi emocione por në fund diferencën e bëri kapiteni i Laçit Gentian Selmani me ndërhyrjet e tij. As Vasil Shkurtaj nuk arriti të zgjidhte problemin e golit te Kukësi që vuajti sërish në repartin e avancuar. Pjesa e parë prodhoi dy raste për t’u përmendur. Fillimisht ishte Laçi që rrezikoi me Xhixhën por Frashëri reagoi shumë mirë, ndërsa në minutat e fundit të këtij fraksioni tentativa e Shkurtaj u ndal nga Selmani. Në pjesën e dytë skuadra e Cungut ishte më kërkuese por në të 47-ën Selmani bëri heroin duke i mohuar Çyrbjas një gol të sigurtë. Në minutën e 62-të u regjistrua një episod i shëmtuar me tifozët e Kukësit që goditën me sende të forta anësorin Denis Rexha. Në të 66-ën Selmani ndali edhe Cuculin. Kukësi provoi deri në fund por nuk mundi të zhbllokonte rezultatin duke marrë vetëm një pikë përballë Laçit të Besnik Prengës që iu gëzua më shumë këtij barazimi në pritje të dy sulmuesve të afruar në këtë merkato që do të rritin forcën goditëse të kurbinasve. Tashmë Partizani është 5 pikë larg dhe dhimbjet e kokës për Cungun sapo kanë nisur.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency